Flag of Kosovo

Kumtesat per shtyp

Gjuha: English | Serbian | Shqip

Speeches Shim

31-03-2022 03:30

PRISHTINË – Sot, Shtetet e Bashkuara njoftuan mbi ndihmën shtesë prej 31.9 milion dollarë amerikan për popullin e Kosovës. Kjo ndihmë financiare promovon zgjidhjet zhvillimore të udhëhequra nga Kosova për sfidat ekonomike dhe demokratike.

Kjo ndihmë, e siguruar nga Shtetet e Bashkuara dhe e ofruar përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), u zotua gjatë një ceremonie ku morrën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Zeinah Salahi.   

Nga viti 1999, USAID-i ka investuar mbi 1 miliard dollar amerikan në rindërtimin e Kosovës dhe zhvillimin e saj në emër të popullit amerikan. Me këtë zotim të ri të 31.9 milion dollarëve amerikan, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova theksojnë përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave që ndajnë dhe zhvillimit të Kosovës.   

                                                                                                                     # # # 

Shtetet e Bashkuara sigurojnë 3 milion dollarë amerikan shtesë për reagim ndaj pandemisë në Kosovë
27-01-2022 03:30

Në mesin e janarit, Shtetet e Bashkuara – përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – i ndanë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente Kosovës për COVID-19. Kjo ndihmë do të mbështes forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimsinë e ofrimit të shërbimeve sociale themelore.

Vaksinimi në Kosovë
10-11-2021 03:00

Prishtinë, 10 nëntor 2021-- Sot, Shtetet e Bashkuara -- përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) -- paralajmëruan ndihmë urgjente Kosovës në vlerë prej 2.5 milion dollarë amerikan për COVID-19.

21-10-2021 04:45

Prishtinë, 21 tetor, 2021 – Më 27 shtator 2021, Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) për të promovuar zhvillimin e sektorit të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Znj. Salahi gjatë Ceremonis së Betimit
27-07-2021 08:45

Prishtinë, 27 korrik 2021 – Sot, znj. Zeinah Salahi bëri betimin si Drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, në një ceremoni të drejtuar nga Administratorja e USAID-it Samanta Pouer. Në ceremoninë online morrën pjesë Ambasadori i Sh.B.A.-së në Kosovë, Filip S. Kosnet, Ushtruesja e Detyrës së Ndihmës Administratorit të USAID-it për Europë dhe Euroazi, Margot Ellis, stafi i USAID-it, miqtë dhe familjarët.

Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurtë
19-07-2021 13:30

Prishtinë, 19 korrik 2021 – Sot, Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe USAID-i shpallën një partneritet prej 1 milion dollarësh në mbështetje të përpjekjeve për komunikim dhe informim në Kosovë për parandalim dhe vaksinim kundër COVID-19.

Last updated: June 10, 2021

Share This Page